Kohen: Lufta me Hamasin do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të Gazës

Maqedonia

Kohen: Lufta me Hamasin do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të Gazës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 10:25
Eli Kohen

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Kohen, para fillimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në një deklaratë për mediat tha se Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Hamasit derisa të lirohen të gjithë pengjet dhe derisa Gaza të çlirohet nga Hamasi.

“Ka vetëm një person përgjegjës për masakrën e 7 tetorit, për pengjet, për luftën dhe për vuajtjet e popullit të Gazës.

Është Hamasi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të marrim të gjitha pengjet dhe të eliminojmë Hamasin.

Bota duhet të bashkohet për të çliruar Gazën nga Hamasi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë…”, tha ministri i Jashtëm izraelit para fillimit të Samitit të OSBE-së në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat