Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski vlerëson se pjesëmarrja e ministrit të jashtëm të Rusisë, Lavrov në Takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, nuk është fitore e Rusisë, përkundrazi sipas tij është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.
“Një ngjarje e rëndësishme, falënderoj Ministrinë e Jashtme për kryesimin e suksesshëm. Në mbledhjen e sotme do të konfirmohen vendimet që tanimë bisedohet në nivel të ambasadorëve.
Organizata po ballafaqohet me sfida të shumta përfshi edhe agresionin rus në Ukrainë…
Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, por është fitore e OSBE-së. Me këtë OSBE-ja do të vazhdoj të funksionoj”, tha Kovaçevski.