Kovaçevski: Pas 17 viteve, Maqedonia e Veriut në rrugën e zgjedhjeve parlamentare të rregullta

Maqedonia

Kovaçevski: Pas 17 viteve, Maqedonia e Veriut në rrugën e zgjedhjeve parlamentare të rregullta

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 15:46
Kryeministri i vendit Dimitra Kovaçevski

Kryeministri i vendit Dimitra Kovaçevski menjëherë pas takimit të liderëve deklaroi se ndjehet i lumtur që më në fund pas 17 viteve Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbaj zgjedhje të rregullta parlamentare.

“Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me çrrastë thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në BE. Ndryshime Kushtetuese mbesin parakushti kryesor për vazhdimin e rrugës sonë evropiane.

Nuk ka alternativ tjetër për rrugën tonë drejtë BE-së, çdo tezë tjetër është e gabueshme. Tema e fundit ishte data për zgjedhje, jam i lumtur që më në fund pas 17 viteve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare”, tha Kovaçevski, duke shtuar se takimi i liderëve ka kaluar në atmosferë pozitive

Ndërkohë i pyetur rreth kryeministrit teknik, ai me përgjigje se për këtë çështje ka një marrëveshje me partnerëve të koalicionit, dhe ai dhe partia e tij do të respektojnë marrëveshjen .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat