“As kriminelët më të mëdhenj nuk e prekin familjen” - Eksperti: Kohët kanë ndryshuar

Maqedonia

“As kriminelët më të mëdhenj nuk e prekin familjen” - Eksperti: Kohët kanë ndryshuar

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:47
Vanja Gjorçevska

Eksperti i sigurisë Bashkim Selmani, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrës në krim ishte dhe babai i saj.

Selmani theksoi se veprat penale klasike ku familja nuk prekej kanë ndryshuar.

Ai nënvizoi se mentaliteti i krimeve bashkohore bën që njerëzit për arsye ekonomike, ose problematika të lindura nga bixhozi dhe droga, kërkojnë të përfitojnë dhe nga krime brenda familjes.

“Edhe kriminelët më të mëdhenj kursejnë familjarët e tyre, në këtë rast krimi po zhvillohet në aspektin e familjes. Kjo është një situatë shumë e rëndë pasi përfitimet bëhen nga ana e familjes. Ka ndryshuar mentaliteti i krimeve bashkohore me veprat penale klasike. Tani veprat penale realizohen përmes anëtarëve të familjes dhe në familje, individët duan të përfitojnë. Nganjëherë duan të përfitojnë nga situata e rëndë ekonomike, por dhe nga borxhe që mund të kenë si pasojë e bixhozit apo përdorimit të lëndëve narkotike”, tha Selmani.

Eksperti theksoi se vajza e mitur mund të jetë asfiksuar për shkak të makinës së vogël ku u lidh dhe u mbajt, ose mund të jetë ekzekutuar që në fillim me armë, Kjo sipas tij i mbetet hetuesisë dhe autopsisë ta përcaktojnë.

“Unë di versionin që doli në publik, makina që u rrëmbye vajza ka qenë shumë e vogël dhe aty kanë qenë disa persona brenda. Nga ana tjetër thuhet se vajza u qëllua me plumb në kokë, por këto i mbeten autopsisë ta përcaktojë”, tha Selmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat