Aggeler: U takon zyrtarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim

Maqedonia

Aggeler: U takon zyrtarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:42
Angela Aggeler

Vendosja e sotme në listën e zezë të ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe familjes së tij është dëshmi e mëtejshme se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pavarësisht nga pozicioni i tyre, përkatësia politike, apo koha e abuzimeve të tyre, ka njoftuar ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, përmes një postimi në profilin e saj në “X”.

Siç shkruan Aggeler, në të ardhmen do të pasojnë takime të tjera.

“Është fakt se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim”, theksoi ambasadorja amerikane.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Angjushevin të papërshtatshëm për të hyrë në vendin e tyre. Nga Departamenti i Shtetit thonë se ndalimi ishte “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat