“OBRM-PDUKM dëshiron të përfitojë nga një tragjedi dhe sakrifica njerëzore”, thotë LSDM

Maqedonia

“OBRM-PDUKM dëshiron të përfitojë nga një tragjedi dhe sakrifica njerëzore”, thotë LSDM

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:33
LSDM

“Nevoja perverse për politizimin e viktimave, në OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk ka asnjë grimë humanizëm. Derisa e gjithë Maqedonia është në zi dhe institucionet e kanë ndriçuar plotësisht rastin, OBRM-PDUKM dëshiron të përfitojë nga tragjedia dhe viktimat njerëzore”, thonë nga LSDM.

“OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk kanë asnjë grimë humanizëm.

Ata kanë një nevojë perverse për të politizuar viktimat.

Më e pakta që mund dhe duhet të bëjnë OBRM-PDUKM -ja dhe E Majta është të dalin para opinionit dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve dhe pjesëtarëve të policisë maqedonase”, ka thënë LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat