Lloga-Pamer: Austria mbetet partneri i Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE

Maqedonia

Lloga-Pamer: Austria mbetet partneri i Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi takim me ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë, Martin Pamer.

Ministri Lloga, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, i uroi mirëseardhje ambasadorit Pamer dhe shprehi besimin se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në periudhën e ardhshme.

“Ambasadori Pamer shprehi interesim për ndryshimet kushtetuese dhe situatën në gjyqësor. Ai u informua për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, nevojën e digjitalizimit, Kodin e ri Penal”, thonë nga MD.

Ministri Lloga, shtojnë nga atje, tha se vetëm me Këshill të ri Gjyqësor, me Prokuror të ri Publik dhe me AKMIS të ri, mundet për një kohë të shkurtër, të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor.

Nga atje shtojnë se Austria mbetet partneri ynë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat