Vetëm sot 921 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Maqedonia

Vetëm sot 921 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme vazhdoi me aksionin për dënimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

“Vetëm sot në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 921 shoferë, prej të cilëve 37 janë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse 4 të tjerë kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga policia.

Ata shtojnë 461 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 460 jashtë vendbanimit.

MPB bën të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ato apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat