Gazetarja: Prindërit maqedonas nuk po i çojnë fëmijët në shkolla ku ka shqiptarë

Maqedonia

Gazetarja: Prindërit maqedonas nuk po i çojnë fëmijët në shkolla ku ka shqiptarë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:34
Ferikan Ilijazi

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet protestë nga maqedonasit për moslejimin e Gjuhës Shqipe në shkolla.

Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Ilijazi, bën me dije se prindërit maqedonas nuk po lejojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në një shkollë ku jepet mësim shqip.

Mes tjerash ajo theksoi se Ministria e Arsimit nuk do lejojë që mësimi në gjuhën shqipe të ndërpritet duke shtuar se do të vendos sanksione ndaj maqedonasve nëse ata nuk sjellin fëmijët në shkollë.

“Ka vende apo qytetet që populli maqedonas, nuk lejon që të ketë mësim në gjuhën shqipe. Janë rreth 70 nxënës shqiptarë në Çashkë që bëjnë mësim këtu. Për herë të parë është krijuar një klasë e parë ku fëmijët do nisin të mësojnë në gjuhën amëtare. Po shqyrtohet mundësia që edhe ata që kanë kaluar në klasën e dytë të mund të kthehen dhe njëherë në klasë të parë dhe të fillojnë mësimin në gjuhën shqipe.

Mësimi i gjuhës amëtare, jo vetëm për shqiptarët por dhe për etni të tjera është i vendosur me ligj, mirëpo jo gjithmonë gjen zbatim.  Prindërit maqedonas nuk po i lejojnë të shkojnë në shkollë, aty ku ka shqiptarë. Ministria e arsimit ka bërë me dije se nuk  do të lejohet që nxënësve shqiptarë tu mohohet e drejta  për të studiuar në gjuhën amëtare, por do  të bëjnë të pamundurën që të kthejnë në banka dhe fëmijët maqedonas ose të ketë sanksione”-tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat