Deputeti Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM vlerësoi se fjalimi i sotëm i presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend ishte i zbrazët, përplot me lajthitje të destinuara më së shumti për LSDM-në ku, siç tha ai, do të vendosin nëse do të jetë apo jo kandidat për president vitin e ardhshëm.
Milloshoski tha se Pendarovski e ka relativizuar pozitën në të cilën është sjellë shteti.
“Bëhet fjalë për një president që si politikan tha se kushdo që të ndryshojë emrin do t’i nxjerrim shpirtin, pastaj votoi ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës, duke premtuar se do të hapeshin dyert evropiane dhe sot relativizon pozitën në të cilin na solli Qeveria dhe është një qorrsokak i zotimeve që nuk mund t’i realizojnë”, tha Milloshoski.
Ai beson se fjalimi i sotëm i presidentit Pendarovski në Kuvend do të jetë i fundit.
“Ne jemi dakord për një fakt, dhe ai është se kjo është adresa e tij e fundit. Nëse nuk zgjidhet president do të largohet nga Maqedonia siç tha në vitin 2019”, theksoi Milloshoski.
Lidhur me kritikat nga qeveria drejtuar OBRM-PDUKM-së për procesin e anëtarësimit në BE, ai tha se kjo është shenjë se qeveria po përgatitet për opozitë./