Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka marrë pjesë në promovimin e një rruge të re në Tetovë, ndërsa në paraqitjen e tij para mediave, ai foli për disa çështje tjera.
I pyetur për partitë opozitare shqiptare, gjegjësisht anëtarin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ai tha se kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin dhe se nuk do të lejojnë që të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ.
“Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat prej 30 ditëve kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë partitë për ndryshim në KSHZ.
Nuk qëndron pohimi i kryetarit të Kuvendit se KSHZ mund të funksionojë me një anëtar më pak. Me këtë ai mundohet t’ia mohojë këtë të drejtë opozitës. Ligji është i qartë. Kryetari i Kuvendit nuk i ka dërguar letër Aleancës për Shqiptarët, por dy partive tjera, duke shkelur kështu ligjin”.