Moti me vranësira të ndryshueshme, këto janë temperatura

Maqedonia

Moti me vranësira të ndryshueshme, këto janë temperatura

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina të caktuara. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë,

Në Shkup dhe rrethinë paradite me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat