Sezoni i festave, pritje të gjata edhe në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Sezoni i festave, pritje të gjata edhe në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:12
Ilustrim

Me rastin e festave të fund vitit janë shtuar edhe radhët nëpër pikë kalimet kufitare.

Pos pikave kufitare me Serbinë nga ku vijnë pjesa më e madhe  e mërgimtarëve në Kosovës, gjatë ditës së sotme në një periudhë të ditës ka pasur pritje të gjata për të hyrë në Kosovës edhe nga pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Kështu rreth orës 17:00 pritjet për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e veriut kanë qenë deri në një orë.

Mirëpo në bazë të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë orëve të mbrëmjes situata në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë janë stabilizuar dhe nuk ka pasur pritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat