Izet Mexhiti: Opozitës shqiptare në RMV i bashkëngjitet edhe Lëvizja Vetëvendosje

Maqedonia

Izet Mexhiti: Opozitës shqiptare në RMV i bashkëngjitet edhe Lëvizja Vetëvendosje

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se prej sot opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

“Do të thotë nga sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyre është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Mexhiti.

Këshilltari i kreu Albin Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku sot tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell “TV21”.

Qoku tha se do të kontribuojnë për ndryshim politik në Maqedoninë e Veriut, bashkë me Lëvizjes Demokratike, Alternativën dhe Lëvizjen Besa.

“Unë sot jam këtu për të inicuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, theksoi Qoku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat