Dy burra nga Shkupi e kanë futur një djalë në veturë dhe e kanë rrahur, thuhet nga MPB. Sipas Ministrisë së Brendshme, ngjarja ka ndodhur një javën e kaluar.
“Më 23 dhjetor në ora 18:20 në SPB Shkup H.R.(19) nga fshati Matka e sipërme ka raportuar se me datë 18.12.2023 rreth orës 18:00 në fshatin Kondovë, derisa ka qenë së bashku me J.I. erdhi B.N. dhe kanë sulmuar fizikisht J.I., e më pas e kanë futur denoncuesin me forcë në veturën e tyre dhe e kanë sulmuar fizikisht, pas së cilës ai ka arritur të dalë nga vetura, njofton policia”.
Siç shtojnë nga MPB-ja, sipas raportit, shkak janë bërë marrëdhëniet e pazgjidhura më parë debitor-kreditor.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.