Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave, me çka do të ketë ulje të dukshmërisë.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriperëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 12 deri 17 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat