Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë seancën e 137-të, në të cilën do të shtrohen pyetjet parlamentare. Pyetjet duhet t’i drejtohen Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë.
Është seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit. Një seancë e tillë plenare mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua bëjnë deputetët e opozitës.
Fillimi i seancës është caktuar për në orën 11:00.