Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 janar 2024 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër lugina.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Siç njoftoi DPHM, deri në fund të javës pritet stabilizim i motit, ndërsa të shtunën dhe të dielën sërish do të ketë reshje të shiut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat