Qeveria e RMV-së vendosi t’i japë fund rekomandimit për funksionimin e dyqaneve

Maqedonia

Qeveria e RMV-së vendosi t’i japë fund rekomandimit për funksionimin e dyqaneve

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:51
Ilustrim

Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi ndërprerjen e vlefshmërisë së rekomandimit për funksionimin e dyqaneve, stendave dhe kioskave që kryejnë tregti me pakicë gjatë festave të Krishtlindjeve në datat 7 dhe 8 janar 2024.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve në tregtinë me pakicë, të miratuar në seancën e 214-të të Qeverisë. Përkatësisht, Qeveria e konsideroi dhe e pranoi udhëzimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Rekomandimi i miratuar në seancën e 214-të të Qeverisë parashikonte që gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, gjegjësisht më 31 dhjetor 2023 dhe 1 janar 2024 dhe 7 janar 8 janar 2024, dyqanet, kioskat që tregtojnë në pakicë. Propozues ishte Ministria e Ekonomisë.

Siç informoi në atë kohë shërbimi për shtyp i qeverisë, qëllimi i këtij rekomandimi ishte plotësimi i nevojave të qytetarëve gjatë festave të fundvitit, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe vendet ku nuk ka qendra tregtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat