Sportelet e MPB-së në Shkup do të jenë të hapura për dhënien e dokumenteve

Maqedonia

Sportelet e MPB-së në Shkup do të jenë të hapura për dhënien e dokumenteve

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, duke vazhduar përpjekjet për lehtësuar shërbimet publike, sot do të hapen sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM).

Sportelet do të jenë në dispozicion të qytetarëve nga ora 08:00 deri në 16:00, duke ofruar mundësinë për marrjen e dokumenteve të nevojshme në orar të zgjeruar.

Kjo masë vjen në kuadër të përmirësimeve të vazhdueshme për qytetarët dhe lehtësimin e procesit të marrjes së dokumenteve zyrtare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat