Bastisje në Çair të Shkupit, arrestohet një shpërndarës i drogës

Maqedonia

Bastisje në Çair të Shkupit, arrestohet një shpërndarës i drogës

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (08.01.2024), zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.S.(46) nga Shkupi.

“Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, punonjësit e policisë bastisën shtëpinë e tij në zonën e Çairit, gjatë së cilës u gjetën tre pako me lëndë pluhuri kafe (heroinë) me peshë totale rreth 14 gram, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe e parave”.

“Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë”, thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat