Rritet numri i hospitalizimeve në Klinikën e Fëmijëve “Kozle”

Maqedonia

Rritet numri i hospitalizimeve në Klinikën e Fëmijëve “Kozle”

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Fëmijët me kollë dhe koronavirus janë të hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve “Kozle”.

Çdo ditë, qindra fëmijë kërkojnë mbrojtje shëndetësore në ambulancë, ndërsa mbi pesëdhjetë shtrohen për trajtim në spital.

Nga Klinika thonë se prej të gjithë fëmijëve të hospitalizuar, tre raste kanë kollë. Sipas menaxhmentit të spitalit “Kozle”, mjekët pediatër diagnostikojnë infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, kryesisht tek foshnjat deri në një vjeç.

Në spital është shtruar edhe një fëmijë me koronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat