LSDM filloi procedurën për përzgjedhjen e kandidatit për president

Maqedonia

LSDM filloi procedurën për përzgjedhjen e kandidatit për president

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:39
Ilustrim

LSDM filloi procedurën për përzgjedhjen e kandidatit për president të shtetit.

Po vijojnë nominimet për kandidatët e mundshëm të shtetit në kuadër të këshillave vendor të degëve të LSDM-së.

“I japim mundësi vetkandidimit dhe personaliteteve që nuk janë nga LDSM, por i ndajnë vlerat socialdemokrate. U bëjmë thirrje të gjithëve që përmbushin kriteret të paraqiten”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 8 maj, ndërsa bashkë me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat