Një grua është sulmuar në aeroportin ndërkombëtar në Shkup

Maqedonia

Një grua është sulmuar në aeroportin ndërkombëtar në Shkup

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

MPB lajmëron se një njëzet e pesë vjeçare nga Shkupi ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku punonte.

Siç informon MPB, A.I.(25) nga Shkupi dje ka raportuar se rreth orës 05:45 në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, ku ishte e punësuar në repartin e pranimit të udhëtarëve në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, është sulmuar fizikisht nga E.N.(47) nga fshati Debreshtë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

Ku hetimet, do vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat