Në Kuvendin e Maqedonisë, nuk po merr pjesë opozita shqiptare. Ata e kanë bojkotuar senacën për zgjedhjen e kryeministrit të qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
Mysafirë në Kuvend ishin edhe gazetarët nga Kosova, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe ai nga Shqipëria Blendi Fevziu.
Për këtë ka reaguar nënkryetari i Besës, Fatmir Limani, i cili ka thënë se “një kope e mbledhur bashkë, për të promovuar kryeministrin e tepricës tekniko-teknologjike”.
Postimi i plotë:
MBLIDHET TUFA E PËRÇORIT
Edhe një kope e mbledhur bashkë, për të promovuar kryeministrin e tepricës tekniko-teknologjike.... !!!
Përçori paska mbetur të festojë këtë ditë me koqe-bashët e mbetjeve ruso-jugosllave;
Blendi Fevziu
Baton Haxhiu
Berat Buzhala.
E graduan edhe oficerin jugosllav me medaljen "go primam" !!!
*Ps: Mes tjerash rapsodët kërçovar i këndojnë një patrioti të 1908/1912:
- "O'F..N..., ku i ke shokët nëpër Tiranë shëtisin si lopët..."
F. B. L.