Xhaferi: Zgjedhja ime si kryeministër është sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike

Maqedonia

Xhaferi: Zgjedhja ime si kryeministër është sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:52
Talat Xhaferi dhe Ilhan Kjuçuku

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur në takim anëtarin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçuku.

Ai ka thënë se zgjedhja e tij në këtë pozitë është një sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike.

“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ilhan Kjuçukun për mua është veçanërisht i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja ime për kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike.

Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi jonë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat