Gjendet e vdekur një grua 53-vjeçare në Shkup

Maqedonia

Gjendet e vdekur një grua 53-vjeçare në Shkup

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Aerodrom.

“Dje në ora 17:40 në Stacionin Policor Aerodrom është raportuar se S.K.(53) nga Shkupi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në zonën e komunës së Aerodromit.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat