Tri shtetase nga Maqedonia Veriore, identiteti i të cilave nuk është bërë i ditur, janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Prrenjas të Shqipërisë.
Aksidenti ndërmjet dy veturave raportohet të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Detaje tjera nuk u japen.