Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në lindje do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 5 gradë, ndërsa ato të ditës nga 9 deri në 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore.Temperatura do të jetë nga -2 deri në 14 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat