Deanoski: Mos gënjeni se FSSH nuk ka para, është institucion me buxhetin më të madh

Maqedonia

Deanoski: Mos gënjeni se FSSH nuk ka para, është institucion me buxhetin më të madh

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Deanoski: Mos gënjeni se FSSH nuk ka para, është institucion me buxhetin më të madh

Kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski sot informoi se greva e punëtorëve të FSSH-it është duke vazhduar në të gjitha njësitë rajonale dhe do të kryhen vetëm detyrat më urgjente të punës. Sipas tij, revolta tek punonjësit është e madhe.

Bëhuni këmbëngulës, disponimi është të shkojmë deri në fund, derisa vendimi i pagës të konfirmohet me pagën e dhjetorit. Ne kërkojmë vetëm që rrogat tona të mbeten si në dhjetor. Apelojmë Qeverinë që në seancën e nesërme të hapë pikë të rendit të ditës dhe ta shqyrtojë këtë kërkesë tonën”, tha sot Deanoski nga Fondi i Shëndetësorë.

Ai apelon që të mos gënjehet opinioni se nëse paguhen paga më të larta nuk do të ketë ilaç për qytetarët, siç tha Ministria e Financave.

“Opinioni nuk duhet të gënjehet sepse nuk i shkon një organi shtetëror të luajë me emocionet dhe të gënjejë se nuk ka para në Fondin e Shëndetësisë. Është institucion me buxhetin më të madh në vend, ndërsa FSSH-i gjithmonë ka para”, thotë Deanoski.

Nga Sindikata theksojnë se greva nuk do të ndërpritet, edhe me çmimin nëse punonjësit nuk marrin rrogë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat