Kovaçevski-Klingbel: Mbështetje e fortë nga SDP-ja gjermane për LSDM-në dhe një qeveri pro-evropiane

Maqedonia

Kovaçevski-Klingbel: Mbështetje e fortë nga SDP-ja gjermane për LSDM-në dhe një qeveri pro-evropiane

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Dimitar Kovaçevski, Lars Klingbel

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Shkup është takuar me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbel.

Në takim u shpreh mbështetje e fuqishme për LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme dhe pritjet që LSDM në vitet e ardhshme të formojë Qeverinë e re proevropiane, e cila do të sigurojë anëtarësimin e plotë të vendit në BE.

Në takim u diskutuan disa çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin dhe më gjerë.

Është konstatuar se në mandatin e mëparshëm 6-vjeçar të qeverisë pro-evropiane të Maqedonisë, liria dhe demokracia u rikthyen dhe vendi u vendos në një rrugë të qartë euroatlantike. Me politikat socialdemokrate dhe pro-evropiane, në garën jashtëzakonisht specifike gjeopolitike, siç u vlerësua, u arrit mbrojtja e standardit, madje edhe pagave dhe pensioneve më të larta deri më tani, dhe qëndrueshmëria e ekonomisë.

Në anën tjetër, me kapacitetet kohezive dhe multietnike dhe politikat e dialogut, u mundësua stabiliteti i Qeverisë, e me këtë edhe stabiliteti në shtet dhe kontributi për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe evropiane.

Në këtë drejtim, u vlerësua se LSDM ka kapacitete koalicioni si asnjë parti tjetër në vend, e cila edhe pas zgjedhjeve mund të sigurojë formimin e një Qeverie stabile me orientim pro-evropian, e cila do të funksionojë për integrimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut në BE, në një proces dinamik, deri në vitin 2030.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat