Çdo ditë vaksinimi i hershëm është një investim për një të ardhme më të mirë. Efektin e këtyre vaksinave do ta shohim pas 10 ditësh ose dy javësh. Për manifestimin e plotë të efikasitetit është e nevojshme që tri dozat të rrumbullakohen, tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski për epideminë e kollës së keqe (pertusis).
Sipas tij, fëmijët më të rritur janë të mbrojtur nga një pasqyrë e rëndë klinike me kollë të keqe dhe rreziku më i madh ekziston te fëmijët e pavaksinuar dhe pjesërisht të vaksinuar.
“Te fëmijët e vegjël mund të ketë një pasqyrë të tmerrshme klinike dhe pasoja vdekjeprurëse. Ne duhet të shpëtojmë veten nga kjo që tani”, paralajmëron kryetari i KSI-së.
Në pyetjen se sa kohë ygjat mbrojtja nga ky imunizim, mjeku thotë se janë disa vite kur do të përfundojë i gjithë cikli, vaksinimi parësor me tri doza në 2, 4 dhe 6 muaj, një dozë përforcuese në 18 muaj dhe një dozë përforcuese në 7 vjet.
Ai shton se për sëmundjen ekziston një terapi efektive.