Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe kushte për stuhi të rralla.

Reshjet do të jenë më të shumta dhe të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m²), veçanërisht në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h).

Në Shkup me vranësira të pjesshme, paradite me periudha të shkurtra me diell.

Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here do të intensifikohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat