Ademi: Forcat pro-europiane duhet të ndalojnë pengesat nga lidhjet maqedono-serbo-ruse

Maqedonia

Ademi: Forcat pro-europiane duhet të ndalojnë pengesat nga lidhjet maqedono-serbo-ruse

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:42
Arbër Ademi

Arbër Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka shprehur shqetësimin e tij në një status në Facebook, pas ndarjeve të fundit të Aleanca për Shqiptarët.

Ai akuzon OBRM-PDUKM-në se nuk po kursen asgjë nga lidhjet Serbo-Ruse për të ndihmuar derivate të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski.

“OBRM-PDUKM nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski. Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni” shkruan ai.

Në këtë kontekst, Ademi shprehet se forcat pro-europiane nuk duhet të lejojnë që asnjë lidhje mes Maqedonisë, Serbisë dhe Rusisë të pengojë përparimin drejt integrimeve evropiane të vendit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat