Bytyqi: Qeveria ka marrë vendim që lejet e shoferëve dhe fletë-udhëtimet të jenë pa pagesë

Maqedonia

Bytyqi: Qeveria ka marrë vendim që lejet e shoferëve dhe fletë-udhëtimet të jenë pa pagesë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:03
Fatmir Bytyqi

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njofton se sot se Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që fletë udhëtimet, të cilat përndryshe kushtojnë 30 euro, do të jenë pa pagesë për të gjithë shtetasit e Maqedonisë që janë jashtë vendit dhe nuk kanë arritur t’i ndryshojnë pasaportat në mënyrë që të ktheheni.

“Ministrinë e Jashtme është e angazhuar të ndërmarrë aktivitete për lëshimin e fletë-udhëtimeve për të gjithë ata që janë jashtë vendit, që të jetë falas. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme është përgjegjëse që aty ku nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore të ndërmarrë veprimet e duhura, të dërgojë fletë-udhëtimet me postë dhe ta bëjë online që qytetarët të mos kenë shpenzime shtesë”, tha Bytyqi.

Bytyqi gjithashtu njofton se vendimi i dytë është që lejet e shoferit me emrin e ri kushtetues që do të lëshohen deri në fund të vitit do të jenë falas për qytetarët.

“Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse që të gjitha lejet për shoferë dhe librezat të jenë pa pagesë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat