Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla.

Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat