Petrovska: Duhet të ndihmojmë industrinë ushtarake që të forcojë kapacitetet e saj

Maqedonia

Petrovska: Duhet të ndihmojmë industrinë ushtarake që të forcojë kapacitetet e saj

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dje, pas përfundimit të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes, në një intervistë për AIM-n theksoi disa tema të rëndësishme që ishin pjesë e diskutimeve në këtë takim ministror, ​​ndër të cilat investimi në mbrojtje, ku Maqedonia e Veriut është një nga 18 vendet anëtare që plotësoi kriterin e NATO-s për ndarjen e 2 për qind të BPV-së për mbrojtjen, përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin dhe mbështetjen e industrisë ushtarake, unitetin e Aleancës në përmbushjen e qëllimit të saj kryesor – kolektiv mbrojtjes, që kanë të bëjnë me kërcënimet hibride dhe mbështetjen e Ukrainës.

“Kam kënaqësinë të them se Maqedonia e Veriut që nga viti 2024, më shumë se dy për qind ose saktësisht 2,05 për qind e BPV-së i ndahet buxhetit të mbrojtjes së vendit tonë. Kjo do të thotë se të gjitha ato projekte që kanë filluar më parë dhe janë pjesë e procesit të madh të modernizimit të Ushtrisë së Maqedonisë do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti”, tha Ministrja.

Ajo theksoi se janë duke u planifikuar procese të reja, që parasegjithash do të jenë forcimi i kapaciteteve tona kombëtare dhe natyrisht rritjen e mbrojtjes kolektive.

Lidhur me industrinë ushtarake dhe letrën e qëllimit për “Rritjen e kapaciteteve prodhuese të municionit dhe rezistencës industriale” të cilën Petrovska e nënshkroi me 15 kolegë nga shtetet anëtare dhe ministrin e Mbrojtjes së Suedisë, ministrja theksoi se nga kjo letër dalin shumë përfitime, të tilla si prokurimi i përbashkët i municioneve, ulja e çmimit, promovimi i bashkëpunimit me industrinë për të siguruar prokurimin shumëvjeçar shumëkombësh të municioneve dhe rritja e ndërveprimit dhe reduktimi i kostove për vendet pjesëmarrëse në Iniciativë.

Petrovska informoi se qëndrimi i Qeverisë dhe Ministrisë është që industria ushtarake të ndihmohet në mënyrë që kompanitë t’i rrisin kapacitetet prodhuese dhe të përmirësojnë ekonominë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat