ASh-ja sot do të nënshkruajë bashkëpunimin me LEN-in

Maqedonia

ASh-ja sot do të nënshkruajë bashkëpunimin me LEN-in

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:46
Arben Taravari

Deklarata për bashkimin e forcave opozitare shqiptare do të nënshkruhet sot në Shkup.

Deklarata do të nënshkruhet nga liderët e Aleanca për Shqiptarët Arben Taravari dhe partitë opozitare  shqiptare, të bashkuara në koalicionin “Lidhja Evropian për Ndryshim”  – Izet Mejiti i Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi i Alternativa dhe Bilal Kasami i Lëvizjes Besa .

Kryetari i ASh-së, i cili është edhe kryetar i komunës së Gostivarit, Taravari pardje ka paralajmëruar se do të jetë kandidat për kryetar të shtetit.

Kandidimi i tij, siç tha ai, është propozim i Kryesisë së ASh-së, me mbështetjen. Ai bëri të ditur se do të kandidojë duke dorëzuar 10 mijë nënshkrime, të cilat pret t’i mbledhë brenda dy ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat