Arrestohet një 61-vjeçar nga Kërçova, kërkohej me urdhër qendror

Maqedonia

Arrestohet një 61-vjeçar nga Kërçova, kërkohej me urdhër qendror

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Me datë 19.02.2024 në ora 08:00, zyrtarët policorë nga DPB Kërçovë kanë ndaluar V.M.(61) nga Kërçova.

Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Kërçovës për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vjetësh për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese”.

Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit me burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat