Taravari: BDI më ofroi edhe kryeministrin edhe presidentin, por dëgjova zërin e qytetarit

Maqedonia

Taravari: BDI më ofroi edhe kryeministrin edhe presidentin, por dëgjova zërin e qytetarit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:43
Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 ka zbuluar se gjatë negociatave me BDI-në, partia e integristëve ka qenë në gjendje t’ia pranojë çdo kërkesë të tij, përfshirë këtu edhe presidentin dhe kryeministrin e parë shqiptar.

“Unë më lehtë e kam pasur të shkoj me pozitën, me BDI-në sepse kemi pasur kemi pasur negociata dhe e kam thënë publikisht. Edhe me zotëri Ahmetin edhe me partitë opozitare.

Personalisht e kisha shumë më lehtë. Çfarëdo që kërkoja, edhe kandidat për president ose edhe kryeministër i parë shqiptar, nëse do ta bëja atë kërkesë, do të realizohej. Edhe bartës liste ku të doja… Por nuk është kjo punë personale. Kjo është punë e vijës, trajektores historike e Aleancës për Shqiptarët”.

“Ne nëse do të vendosim të shkonim me BDI-në, do të mund ta bindim edhe anëtarësinë, por unë ia dhashë shansin zërit të qytetarit, zërin e simpatizantit tonë se Aleanca nuk guxon ta bëjë atë që e bëri Besa në 2016-n dhe 2020-të. Ky është realiteti. Nuk mund t’i ikim dhe për herë të parë të gjitha partitë opozitare të bashkohen në një front”, tha Taravari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat