Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin avantazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

Maqedonia

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin avantazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:58
Foto nga takimi

Ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski do të marrin apanazh. Shuma e kompensimit do të jetë si paga që personi i emëruar ka marrë derisa ka qenë në detyrë.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Nenit 4 të Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruara, shuma e apanazhit që do të marrë ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë 156.482 denarë, ndërsa ajo e Oliver Spasovskit – 153.037 denarë, aq sa kanë qenë pagat e tyre derisa ishin në detyrë.

Krahas së drejtës së apanazhit, Kovaçevski ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e përdorimit të automjetit zyrtar, gjë që i lejohet sipas Ligjit për Automjetet.

Ndryshe, kujtojmë se para disa muajsh paga për zyrtarët u rrit për 78 përqind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat