Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

Maqedonia

Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

Më: 1 mars 2024 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Sot rreth orës 04:00 në fshatin Senokos të komunës së Dollnenit, policia ka ndaluar një të mitur dhe një 21-vjeçar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ky rast lidhet me vrasjen e një 14 vjeçari nga Prilepi i Maqedonisë së Veriut.

Alsat shkruan se me datë 29.02.2024 në ora 19:37 në Drejtorinë për Punë të Brendshme Prilep është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev”, një person është konstatuar me lëndime, më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

“Punonjësit policorë së bashku me prokurorin publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi”, njofton tutje Alsat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat