Ministri Demiri: Fëmijët e pa vaksinuar nuk mund të shkojnë në çerdhe

Maqedonia

Ministri Demiri: Fëmijët e pa vaksinuar nuk mund të shkojnë në çerdhe

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:36
Ilir Demiri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Ministri Ilir Demiri, i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis).

Ministri Demiri, ka urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministri Demiri i ftuar në emisionin “10 minuta” apeloi prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj shtoi se duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“I lus gjithë qytetaret që fëmijët e vet t’i vaksinojnë dhe të sensibilizohen. Në kontekst të rekomandimit të KSI, sot e mora raportin dhe në mënyrë eksplicite kërkova prej sektorëve relevante të MSH-së, që të fillojnë me inspektimin dhe të respektohen rekomandimet e KSI që konsistojnë, të mos i lënë fëmijët e pavaksinuar të vizitojnë shkollat dhe programet parashkollore”.

“Fëmijët që nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar duhet të ruhen në kushte shtëpiake”, tha Demiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat