LSDM: Çfarë kanë të përbashkët Mickoski me Kovaçevin, mohuesin e popullit maqedonas?

Maqedonia

LSDM: Çfarë kanë të përbashkët Mickoski me Kovaçevin, mohuesin e popullit maqedonas?

Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:50
Mickoski me Kovaçevin

Nuk është vetëm Gordana Siljanovska, por edhe Hristijan Mickoski është krenar për një foto me eurodeputetin bullgar Andrej Kovaçev, akuzojnë nga LSDM.

“Andrej Kovaçev është një mohues i njohur i popullit maqedonas. Ai tha publikisht se Goce Dellçev është bullgar, se vëllezërit Milladinovci kanë shkruar këngë popullore bullgare, se historia jonë është e falsifikuar.

Çfarë ka të përbashkët Mickoski me Kovaçevin?

A pajtohet Mickoski me deklaratën e Kovaçevit për “Zbornikun” e vëllezërve Miladinovci?”, pyesin nga LSDM.

Nga atje thonë se OBRM-ja bullgare dhe maqedonase po punojnë në dëm të shtetit, po bëjnë gjithçka për të bllokuar perspektivën evropiane të Maqedonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat