Arrestohet një banor i Bllacës së Shkupit, transportonte dru joligjërisht

Maqedonia

Arrestohet një banor i Bllacës së Shkupit, transportonte dru joligjërisht

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banor i fshatit Bllacë të Shkupit.

I njëjti dyshohet se po transportonte dru në mënyrë të paligjshme.

“Më 11.03.2024, në ora 14:00 në fshatin Vollkovë të Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria L.S.(48) nga fshati Bllacë, Shkup. Rreth orës 13:20 në fshatin Orman të Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve tip “Volkswagen Golf”, i cili drejtohej nga L.S., e që ishte i ngarkuar me dru zjarri”.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një person tjetër me automjetin e pasagjerëve “Ford Galaxy”, pas çka ka shkarkuar një pjesë të druve nga automjeti “Golf”, i ka marrë çelësat e L.S. dhe është larguar nga vendi. Në përpjekje për ta ndaluar, L.S. ka penguar efektivët e policisë, pas së cilës edhe ai ka tentuar të arratiset me mjetin “Galaxy”, por është privuar nga liria”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat