Pendarovski: Gjykata Kushtetuese në mënyrë më aktive duhet të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut

Maqedonia

Pendarovski: Gjykata Kushtetuese në mënyrë më aktive duhet të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:16
Stevo Pendarovski

Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Keshtu tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, para së gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një serie sfidash juridike.

Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet të Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së vendimeve që ishin në kompetencë të tij gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat