BDI: Ministri i OBRM-PDUKM-së shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare

Maqedonia

BDI: Ministri i OBRM-PDUKM-së shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare

Më: 1 prill 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

BDI akuzon ministrin e Ministrisë për Punë Politike Sociale të udhëhequr nga OBRM-PDUKM se rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaçërisht ndaj shqiptarëve.

“Ditë më parë në televizion nacional i njëjti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanë bërë shpërndarjen e ndihmave sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare..

Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare.

Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytëzues e secilës prej pakove sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk pranon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njëjtën ua mundëson vet sistemi i krijuar.

Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhënave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve”, akuzojnë nga BDI.

Nga atje i bëjnë thirri ministrit të punës dhe politikës sociale që deri në azhurnimin e saktë të të dhënave të tërhiqet nga ky vendim, për ndryshe do të mund të konstatojmë se veprimi është i qëllimshëm dhe tendencioz pikërisht në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.

Më herë ministri i MPPS-së, Gjoko Velkovski tha se 2252 persona në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë ndihmë sociale dhe pension për më shumë se një vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat