Detajet e para nga incidenti me armë zjarri në Haraçinë

Maqedonia

Detajet e para nga incidenti me armë zjarri në Haraçinë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Sot ka ndodhur një incident me armë zjarri në Haraçinë.

Sipas njoftimeve të para në incident ka mbetur i plagosur një 39-vjeçar.

“E.S. 39 është sjell në Shën Klimenti i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, thonë nga spitali “Shën Naum i Ohrit” për “TV21”.

Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat