Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ka qenë sot cak i një atentati, por ka shpëtuar pa lëndime, teksa dy shoqëruesit e tij janë plagosur.
“Realisht, informacioni i fundit nga personeli mjekësor është për një të plagosur që ishte më rëndë, e i cili është jashtë rrezikut për jetë. I është hequr, siç tha mjeku kujdestar, një pjesë e mushkërisë, ndërsa tjetri është i plagosur lehtë dhe gjendet në një klinikë tjetër, jo në atë unviersitare të Shkupit”, ka thënë gazetari Arben Ratkoceri në një lidhje direkte në Info Magazine.
“Pra këta janë personat që e kanë shoqëru kryetarin e Haraçinës gjatë një inspektimi të ndërtimit të një rrugice në komunën e Haraçinës, ndaj së cilit është gjuajtur me armë automatike, pra cak ka qenë kryetari i komunës i cili ka qenë për mrekulli si duket, dhe janë plagosur dy shoqëruesit e tij”.