Ministria e Brendshme u shpall udhëheqëse ndër institucionet qeveritare për vitin 2023 në luftën kundër korrupsionit. Raporti i fundit i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) zbulon se Ministria e Brendshme është institucioni i parë në përmbushjen e detyrimeve për aplikimin e sistemit të integritetit, duke kaluar 70 institucione të tjera në këtë fushë.
Sipas zëvendësministrit shtesë të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, ky rezultat është pasojë e transformimit të plotë të ministrisë nga një institucion i cili ka patur një nivel të ulët të besimit tek njëri që gëzon besimin më të lartë nga qytetarët.
Ministria e Brendshme ka zbatuar një test integriteti për të gjithë punonjësit e saj dhe ka vendosur kushte të reja për punësimin, duke e bërë këtë proces një kriter të rëndësishëm për krijimin e marrëdhënieve të punës.
Nëpërmjet politikës së tyre “MPB për qytetarët”, ata kanë ndërtuar një institucion profesionist me integritet të lartë, duke e bërë integritetin një kategori kyçe në ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve qeveritare. Ky sukses është i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.